Duket disi e pazakontë, për aq kohë sa presim kombinime ngjyrash, nuanca shkëlqyese e shumëçka tjetër që mund të krijojë fantazia e yjeve dhe dizanjerëve kur vjen puna tek tapeti i kuq. Por, ky nuk ka qenë rasti i Golden Globes 2018. Aktoret, por edhe kolegët e tyre meshkuj u panë të veshur me të zeza, aq sa situata dukej disi e pabesueshme. Arsyeja?
Siç e thamë edhe më herët, gjithçka u bazua në fushatën ‘Edhe unë’, që i kuhstohej viktimave të ngacmimeve seksuale në industrinë filmike dhe në fusha të tjera ku punësimi i femrave është kusht. Si kurrë më parë, artistët janë bashkuar për një qëllim të vetëm, duke mbytur të kuqen e tapetit tipik prej festivalesh apo eventesh artistike, me nuancën e errët të veshjeve të tyre. Por, kush dalloi më shumë këtë vit?
Më poshtë do të gjeni disa nga personazhet e veshura më mirë në këtë Golden Globes, dhe mos harroni, duhet të përgatiteni për versionin ‘all i black’!