KreuCelebrity

Stresi rikthehet me të dashurën e tij, por sërish ka diçka që e acaron shumë

Kejsi, quhej vajza që ia kishte rrëmbyer zemrën Stresit, aq sa reperi i dedikoi dhe një këngë. Historia e tyre e lidhjes ishte shumë e veçantë dhe reperi është treguar aq bujarë sa edhe na e ka treguar. E ëma e Kejsit, ia kishte besuar të bijës për ta ruajtur në lagje para duke qenë se Kejsi, siç tregonte Stresi, është një vajzë e cila kujdeset shumë për veten dhe bie shumë në sy. Por me kalimin e kohës, përkujdesja u kthye në dashuri për Stresin, e njëjta gjë ndodhi edhe me vajzën.

Në kohën që bëri një deklaratë të tillë, mësuam se shumë pak kohë më pas Stresi ishte “single”. Arsyet e ndarjes nuk u bën publike, megjthatë, më tepër se ndarje, duket se ishte një grindje mes  çiftit, pasi ata janë sërish bashkë. Reperi ka postuar një foto në Instagram, së bashku me bukuroshen mbi të cilën shkruan “2018 është viti ynë”.

E ndërsa sot ka bërë një tjetër postim, që nuk ka atë natyrë aq romantike sa postimi i parë. Stresi duket se e ka pritur gjatë, por shumë gjatë ama, Kejsin vetëm një takim me të. Nuk bëhet fjalë për ato pritjet e dashurisë, por për ato minutat kur vajza nuk është bërë ende gati, minuta që për ne duken sikur ecin shumë shpejt, e ndërsa për djemtë duken si orë të tëra.

Mendojmë që Stresi duhet të ishte mësuar me këtë…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF