Të gjithë e vumë re sot rënien e ndjeshme të temperaturave, e bëni mirë të përgatiteni sepse ky mot i ftohtë do të na shoqërojë edhe për ditët në vijim. Për Ballkanweb, meterologia Tanja Porja shpjegon se këto temperatura do të vijojnë deri ditën e premte, ndërsa dita e nesërme do të shoqërohet edhe me reshje dëbore në 90% të territorit, përfshirë edhe Tiranën.
“90 % e territorit të vendit do zbardhet nga bora Do shohim flokë dëbore edhe në qytetin e Tiranës. Zonat e Durrësit, Kavajës nuk do të ketë reshje dëbore”, thotë metrerologia.
Ndërsa ndryshim të temperaturave pritet të sjelli dita e premte. “Përmirësim të situatës meteorologjike do të ketë të mërkurën dhe të enjten, për sa i përket reshjeve por temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta. Mund të shkojnë deri në -12 në zonat më të thella malore. Të premten ka një rritje të theksuar temperaturash. Fundjavën tjetër i kthehemi kushteve normale të motit,”, shpjegon Porja.



















