KreuFashion

A po ju shkakton rrudha pastruesi i makijazhit?

Edhe pse mascara është një dhuratë nga zoti përsëri është një makth I vërtetë kur vjen fjala për ta pastruar. Letrat e lagura nuk e pastrojnë dhe as sapuni. Pavarsisht metodave që përdorim për ta pastruar makijazhin përsëri lëkura delikate rreth syve irritohet nga fërkimi. Por a krijon rrudha heqja e makijazhit rreth syve?

“Përsëritja dhe fërkimi i ashpër me dorë apo pambuk jo vetëm që shkatërron barrierrën mbrojtëse të lëkurës por madje krijon edhe kapilarë të kuq rreth syve duke krijuar kështu edhe irritim të lëkurës. Sa më shumë që ta fërkoni lëkurën rreth syve që më shpejt do të shkatërrohet struktura elastike e saj. Në mënyrë që kjo të mos ndodhë lëreni pambukun për 30 sekonda me heqësin e makijazhit në mënyrë që produkti të shpërbëhet ngadalë  dhe makijazhi të hiqet lehtësisht. Uji miscellar është produkti më i mirë për heqjen e makijazhi pa e shkatërruar lëkurën poshtë syve.

Pas pastrimit të makijazhit është mirë që të vendosni pak krem rreth syve pasi ndihmon në ndërtimin e barrierrës mbrojtëse të lëkurës. Lajeni fytyrën sin ë mëngjes ashtu edhe në darkë dhe hapi I parë që duhet të ndërrmerni është vendosja e kremit të syve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF