Lori Hoxha ka rrëfyer për herë të parë përmes një videoje në kanalin e saj në YouTube 18 gjëra të jetës së saj private që askush nuk i dinte për të. Aty ajo shpjegon edhe pse përdor më së shumti gjuhën angleze kur komunikon apo kur poston në instagramin e saj dhe për kritikat që njerëzit i bëjnë duke komentuar në rrjetet sociale. Lori shpjegoi se e ka bërë këtë video për të prezantuar veten e saj te të gjithë ata njerëz që nuk e ndjekin në instagram, që janë apo jo Shqiptarë dhe rastësisht e gjejnë veten e tyre në kanalin e saj në YouTube.
Lori tregon se nuk i sheh filmat Horror pasi është një person ankthioz dhe mundohet të qëndrojë larg tyre. Filmat e saj të preferuar janë ata romantikë dhe komedi ndërsa filmat serial nuk i pëlqejnë aspak.
Nuk pëlqen të udhëtojë edhe pse mund të duket krejt e kundërta. Nëse do të zgjidhte mes qëndrimit në shtëpi duke parë serialin ‘Friends’ dhe të dilte do të zgjidhte opsionin e parë pasi i pëlqen shtëpia e saj dhe të jetë në shoqërinë e njerëzve të dashur.
Një tjetër rrëfim ishte se ajo i ka fryrë buzët shumë më përpara se të bëhej e famshme në instagram dhe njerëzit e kuptuan që ajo kishte kryer një ndërhyrje në buzë kur e kishte ekzagjeruar pak me një ndërhyrje të dytë. Lori tha se njerëzit mendojnë se kur ajo nuk poston foto në instagram është duke bërë ndonjë ndërhyrje por në fakt kjo nuk është aspak e vërtetë.
Lori ka 4 muaj pa pirë aspak alkol pasi nuk i pëlqen më, ka hequr thonjtë me tipsa dhe nuk do I lyejë më flokët.
Ajo çka njerëzit nuk e dinë për të është se ka qenë një studente shumë e mirë sidomos në matematikë dhe madje u jepte mësim nxënësve të tjerë.
“Mërzitesha shumë nga komentet e instagramit. Isha shumë e ndjeshme pasi nuk kisha këtë vetëbesim që kam tani,” tregon Lori. Madje tashmë ajo është krenare për veten pasi ka më shumë vetëbesim dhe ndikohet vetëm nga njerëzit e afërt që I do dhe e duan.
Lori nuk ndan çdo gjë në instagram për jetën e saj private. Marrdhëniet e saj, familja dhe gjërat që ajo do më shumë janë gjërat që ajo i mban vetëm për vete pasi do të ndihej keq nëse dikush do të fliste keq për familjen apo të dashurin e saj.
Lori I urren masazhet pasi vetëm mendon e mendon për çdo gjë dhe plus nuk mund të rrijë palëvizur për një orë të plotë.
Lori foli edhe për faktin se njerëzit e kritikojnë për anglishten e saj dhe faktin se ata mendojnë se ajo do të mburret për faktin se di të flasë anglisht por ajo shpjegoi se thjesht do të përfshihet në botën e instagramit ku ka shumë ndjekës të huaj dhe dëshiron që të gjithë ta kuptojnë se çfarë po thotë. “Unë ndjek shumë njerëz nga vende të ndryshme dhe kur flasin në gjuhën e tyre dhe unë nuk e kuptoj se çfarë shkruan ndihem keq. Mendoj se komunikoj më mirë në anglisht dhe mendoj se duhet ta bëj prandaj nuk e kuptoj pse njerëzit ndihen të ofenduar nga unë kur flas anglisht. E dua Shqipërinë dhe Shqipen por nuk e flas tërë kohën. Në instagram dua të flas në anglisht,” tha ajo.
Nuk më pëlqen ta marr veten seriozisht dhe nuk më pëlqejnë njerëzit që e marrin veten shumë seriozisht. Dua të bëj qejf të bëj shaka të ngacmoj dhe nuk dua të them mos fol për mua apo për hundën që kam rimodeluar. Jam një njeri shoqëror që flas për çdo gjë. Nuk turpërohem nga asgjë.
Ajo ka 13 tatuazhe dhe I urren të gjithë. “Do të doja që në moshën 17 vjeçare të kisha dikë që të më thoshte mos bëj tatuazhe pasi do I urresh një ditë. Mezi pres ti heq të gjithë.”
“E di se njerëzit më ndjekin për arsye të ndryshme. Më ndjekin pasi duan të dinë se ku shkoj, çfarë destinacioni kam zgjedhur për pushime apo çfarë kam veshur prandaj nëse postoj një foto me libër nuk do të jetë interesante sepse do të duket sikur po përpiqem të dukem e zgjuar. Mundohem të postoj për pasionet e mia si filmat apo shfaqjet televizive pasi e di për çfarë interesohet audienca që më ndjek,” tregon ajo.
Lori ka filluar një blog në 2012-ën i cili ishte shumë i suksesshëm por e ndaloi duke qenë se ishte shumë kontraversial në atë kohë dhe pasi moda nuk është ajo çka ajo donte të bënte por ajo çka është.
Lori përmendi se ajo është shumë e pavendosur për çdo gjë për ngjyrën e thonjve, apo për studimet etj.
Deri vjet ajo ishte një fanse e ditëlindjes e saj dhe mezi e priste gjithë vitin derisa vitin e kaluar organizoi një festë në Shqipëri me tematikën “Gold” por rezultoi të ishte ditëlindja më e keqe e jetës së saj pasi dy ditë para ditëlindjes ishte në Londër dhe u deh aq shumë saqë përfundoi në spital. Ditën e ditëlindjes të gjithë u dehën ndërsa ajo nuk mund të pinte dhe ishte gjatë gjithë kohës duke thënë se donte të shkonte në shtëpi. Tashmë ajo e urren ditëlindjes e saj dhe thotë se nuk do e festojë më.
Gjëja që ajo blen më shumë janë xhinset dhe syzet e diellit. Ka madje mbi 200 palë syze dielli.
Lori nuk e di si ndihet për martesën për fëmijët. Ajo është vetëm 24 vjeç dhe e di se duhet të mendojë për këto fusha të jetës por për momentin po e shijon jetën.
Lori nuk thotë dot ‘JO’ për asgjë dhe do të donte ta ndryshonte këtë. Madje ajo tregoi se kir njerëz me të cilët ajo nuk do të dalë e ftojnë diku ajo u thotë “Po” dhe më pas nxjerr ndonjë justifikim për të mos shkuar.
“Vetëm pse nuk po flas shqip nuk do të thotë se nuk më pëlqen gjuha shqipe. Është ironike që po e them këtë në anglisht por e dua shqipen pasi jetoj këtu, punoj këtu, familja ime është këtu prandaj e dua Shqipërinë. Ju lutem mos më gjykoni pse nuk flas shqip,” përfundoi ajo.