Ndonëse vetë ata nuk e pranuan asnjëherë që janë në një marrëdhënie, e vërteta është se Ronela Hajati dhe Young Zerka prej dy vitesh kanë një histori dashurie mes tyre. Por një pērgjigje e dhënë në programin “Thumb” nga këngëtari na konfuzoi të gjithëve.
Ai u pyet nëse është në një lidhje, e për habinë tonë përgjigja ishte se ështē ‘single’, e madje duke shtuar se është në kërkim të shpirtit të lirë. Nuk e dimë nëse kjo deklaratë e Zerkës ishte thjesht për të vijuar ‘lojën’ që ai dhe Ronela shpesh kanë bërë sa herë pyeteshin për këtë çështje, apo nëse me të vërtetë lidhjes së tyre i ka ardhur fundi.
Këngëtarja Hajati aktualisht është pjesmarrëse në “Kënga Magjike” me krijimin “Vuj”, këngë e cila deri tani është pritur mjaft mirë nga publiku.