Reperja e njohur amerikane Cardi B dhe bashkëshorti i saj reperi Offset janë ndarë vetëm pesë muaj pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre Culture. Reperja 26 vjeçare zbuloi me anë të një videoje në instagramin e saj se ajo dhe partneri I saj nuk janë më sëbashku por vazhdojnë të mbeten miq të mirë. Në këtë video Cardi qetësisht njoftoi fansat e saj mbi të rejat e fundit.
“Pra siç e dini të gjithë jam munduar që të rregulloj marrdhëniet me babain e vajzës time,” tha ajo. “Ne jemi vërtetë miq të mirë dhe ai është personi I parë që unë I’a tregoj të gjitha pasi kemi shumë dashuri mes njëri tjetrit por gjërat nuk kanë shkuar ashtu si duhet mes nesh për një kohë të gjatë dhe nuk është gfaji I askujt. Por ne nuk jemi më bashkë.” Ajo e përfundoi videon duke thënë: “Do të kem gjithnjë dashuri për të pasi ai është babai I vogëlushes time, dhe …po.”
Offset shkroi vetëm një koment poshtë videos që thoshte: “Të gjithë fituat.” Cardi B dhe Offset u fejuan sëbashku më 27 Tetor të 2017-ës dhe u martuan fshehurazi në një ceremony intime dhe në Korrik të këtij viti u bënë prindër të një vajze të quajtur Kulture.