Anxhelina Hadërgjonaj festoi ditëlindjen e saj të 26-të dy ditë më parë dhe në instastoryn e saj ajo ndau urimet e të gjithë miqve e familjarëve.
Por duket se nga një prej njerëzve më të dashur e më të afërt të saj, Anxhelina nuk e mori urimin; e kjo është pikërisht vajza e tezes Beatriks Ramosaj. Dhe nuk bëhet fjalë për një datë të harruar, pasi mesa duket urimi i munguar nga ana e këngëtares Beatriks qenka i qëllimshëm.
Sipas blitz.al kushërirat janë zënë me njëra tjetrën dhe kanë prishur marrëdhënien e afërt që kanë treguar përherë. Madje ato as nuk e ndjekin më njëra tjerën në instagram. Ne i bëmë një kontroll llogarive të instagram dhe ajo që na bëri edhe më shumë çudi duke na lënë të kuptojmë që zënka nuk duket momentale është fakti se Beatriks nuk ndjek në instagram as motrën e Anxhelinës, Agnesën dhe as tezen e saj Albërie Hadërgjonaj. Nga ana tjetër edhe familja Hadërgjonaj bashkë me Albërien nuk e kanë më Beatriksën pjesë të miqve të tyre në instagram.
Nuk e dimë se çfarë mund të ketë ndodhur mes kushërirave, por fakti që në këtë ‘mesele’ është futur edhe Albëria na bën të mendojmë se çështja është serioze.



















