KreuCelebrity

Kate Middleton ka luajtur dikur lojën “Never Have I Ever”( Nuk e kam bërë kurrë) me ish të dashurën e Princit William dhe ishte e tmerrshme!

A ka gjë më të keqe sesa të bisedosh me ish të dashurën/ dashurin e të dashurit apo të dashurës tënde aktuale në një festë? Të të duhet të ulesh dhe të luash lojën “Never Have I Ever” (Nuk e kam bërë kurrë), me ta por në fakt kjo është ajo që I ka ndodhur Kate Middleton në kohën kur ajo ishte e dashura e Princit William dhe po, ishte një experiencë shumë e keqe. Sipas reporteses eksperte mbretërore Katie Nicholl në librin e saj The Making of a Royal Romance, Kate dhe William ishin të ftuar në një darkë me ish të dashurën e tij Carly Massy-Birch kur filluan të luanin lojën, “Never Have I Ever” (Nuk e kam bërë kurrë.)

Sipas burimeve të Nicholl kur ishte rradha e Carly për të luajtur ajo tha, “Nuk kam dalë kurrë me dy njerëz që ndodhen në këtë dhomë,” duke e ditur që William ishte e vetmi që e kishte bërë pasi Kate ishte e ulur afër tij. Mesa duket William, i dha një shikim të ashpër ish të dashurës së tij dhe murmëriti, “Nuk mund ta besoj se e the këtë.” Që prej asaj kohe Kate nuk i flet Carlit.

Burimi/Cosmopolitan

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF