KreuCelebrity

Shtëpia me vlerë 6 milion Paund e David dhe Victoria Beckham në Cotswolds u bë target e vjedhjeve dy herë brenda muajit!

Ky ka qenë një muaj I vështirë për familjen Beckham pasi shtëpia e tyre në Cotsëolds ishte e targetuar nga hajdutët eshtëpive dy herë brenda një muaji. Përpjekja e parë për një hyrje të paligjshme ishte muajin e kaluar kur një grup prsonash u dalluan nga skuadra e sigurisë së shtëpisë së Beckhamve të cilët menjëherë lajmëruan policinë sipas raportimeve të The Sun.

Hajdutët nuk arritën të hynin në shtëpinë e familjes Beckham por megjithatë ata arritën të vendosnin një shkallë në murë për t’u hedhur një sy sendeve me vlerë të katit të parë. Burime afër çiftit thanë se ky incident e alarmoi çiftin sidomos Victorian.

Tashmë The Mirror raporton se shtëpia e David dhe Victorias u targetua përsëri nga hajdutët e shtëpive të cilët përsëri nuk mundën që të merrnin gjë pasi u pikasën nga sigurimi I shtëpisë. Fatmirësisht familja Beckham nuk ndodhej në shtëpi në asnjë prej incidenteve të ndodhura.

Burimi/Marie Claire

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF