KreuCelebrity

Ndryshimi mbretëror i Kate Middleton: Si Dukesha e ka pozicionuar veten si një ‘mbretëreshë në pritje’ duke kopjuar mbretëreshën Elizabeth II!

Dukesha e Kembrixh ka patur në dispozicion vite të tëra për të perfeksionuar garderobën e saj mbretërore por që pas kthimit në detyrë nga leja e lindjes në Tetor ajo ka ndryshuar disi stilin e saj të veshjes. Me ardhjen e një fëmije tjetër, Kate mund të jetë tunduar që të ndryshojë dramatikisht por në vend të kësaj ajo ka lëvizur drejt një stili më tradicional të të veshurit e frymëzuar as më pak e as më shumë se nga Madhëria e saj Mbretëresha Elizabeth II.

Me anë të një shkrimi në gazetën Irish Indipendent, Bethan Holt komentoi mbi ndryshimet e garderobës së Kate që reflektojnë statusin e saj si “Një mbretëreshë në pritje.”

Holt tregoi se Kate është frymëzuar nga dy qasjet e preferuara të Mbretëreshës për modën, veshja e ngjyrave të guximshme që të mund të dallohet menjëherë në mes të turmës dhe riciklimi I veshjeve duke I veshur më shumë se një herë.

Që prej kthimit në krye të detyrave mbretërore pas lejes së lindjes kemi parë Kate të veshë nëpër angazhimet e saj mbretërore 8 nga 13 veshje të ricikluara. Ajo madje veshi edhe një palë çizme Penelope Chilvers të cilat I zotëron prej më shuëm se një decade kur u kthye nga leja e lindjes. Përveç kësaj ajo ka shtuar jë prekje domethënëse mbretërore duke mbajtur çanta dore sesa çanta të vogla(Clutch) njësoj si mbretëresha e cil apreferon çantat e dorës.

Duke anuar më shumë në një stil tradicional e ndihmon Kate edhe që të dallojë nga kunata e saj Meghan duke shmangur kështu edhe krahasimet e pashmangshme mes të dyjave.

Burimi/Dailymail

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF