Çrregullimi I të ngrënit mund të prekin këdo që nga vajzat adoleshente e deri te meshkujt e moshës së mesme. Rreth 30 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vuajnë nga një çrregullim I të ngrënit dhe ky numër përfshin shumë vipa.
Demi Lovato
Demi Lovato është bërë një folëse jozyrtare për femrat e reja me çrregullime në të ngrënë që prej trajtimit të saj për bulimi dhe anoreksi në 2010-ën. Ajo than ë një intervistë: “Jetova shpejt dhe do të vdisja e re. nuk mendoja se do të arrija në moshën 21 vjeçare.” Ajo tashmë është fokusuar në shëndetin e saj në përgjithësi dhe fitness si pjesë e procesit të saj të rikuperimit. Ajo përdor fitnesin si një mënyrë që të menaxhojë edhe çrregullimin e saj bipolar.
Diana, Princesha e Uellsit
Princesha Diana foli publikisht për problemin e saj me buliminë dhe dëmtimin e vetes në 1994-ën. Në fjalimin e saj public ajo tha, “Jamm e sigurt se zgjidhja varet nga individi, por me ndihmën e profesionistëve, familjes dhe miqve personat që vuajnë nga çrregullimet me të ngrënët mund të gjejnë një mënyrë më të mirë për t’ja dalë mbanë.” Fjalimi I saj I guximshëm mbi çrregullimet e të ngrënit dhe vështirësitë e saj personale u dhanë kurajën shumë njerëzve që të flisnin për çrregullimet e tyre me të ngrënit.
Russell Brand
Russell Brand mund të njihet për deklaratat e tij mizore por aktori dhe komediani ka folur për vështirësitë e tij me buliminë dhe abuzimin me substancat narkotike kur ka qenë adoleshent. Në një intervistë, Brand tha: “Ishte e pazakontë te djemtë dhe mjaft turpëruese, por zbulova që ishte euforike.” Brand tashmë flet për faktin se është esëll dhe vegan dhe madje ka ndihmuar për të mbledhur para për programet që ndihmojnë personat me varësi ndaj lëndëve narkotike.
Lady Gaga
Në 2012-ën Lady Gaga zbuloi në site-in e saj Little Monsters se ajo vuante nga anoreksia dhe bulimia që prej moshës 15- vjeçare. Ajo postoi për ciklet e rënies në peshë dhe fitimit të peshës përmes fotove. Fondacioni I saj Born This Ëay lidh të rinjtë me burime që I ndihmojnë me imazhin e trupit të tyre, me bullizmin, drogën dhe problemet me alkoolin. Kjo organizatë jofitimprurëse ekziston për të informuar të rinjtë se nuk janë vetëm dhe të ndihmojë në krijimin e një botë më të dhembshur. Ajo vazhdon të inkurajojë të gjithë ata person atë cilët vuajnë me imazhin e tyre duke thënë, “Është me të vërtetë e vështirë por duhet të flisni me dikë për këtë.”
Jane Fonda
Jane Fonda është një ndër gratë e para të famshme e cila ka folur hapur për çrregullimet e saj me të ngrënët. Ajo zbuloi se vuante nga bulimia që në moshën 12 vjeçare. Fonda fajëson mënyrën se si është rritur për faktin se vuante nga çrregullimet me të ngrënët duke thënë,” Jam mësuar se nëse doja që të më donin duhet të isha e dobët dhe e bukur. Kjo çon në shumë probleme.” Ajo është përpjekur të rrisë ndërgjegjësiminmbi anoreksinë dhe buliminë. Duke folur hapur për luftën 30 vjeçare me çrregullimit e të ngrënit ajo është bërë një shembull për gratë e të gjitha moshave.
Elton John
Elton John ka një histori të gjatë me abuzimin me alkoolin, abuzimin me drogën dhe buliminë. Ai ka ndjekur një program për varësinë e tij ndaj drogës dhe bulimisë. Për vite me rradhë ishte shumë e vështirë për të pranonte se kishte një problem por ashtu si ai I tha Larry King, “Sapo I thashë këto fjalë [kam nevojë për ndihmë] e dija se do të bëhesha më mirë dhe isha I vendosur të bëhesha më mirë.” Ai ka folur edhe për faktin se sa shumë e ndihmoi fakti se edhe mikesha e tij e ngushtë Princesha Diana vuante gjithashtu nga bulimia. Që prej asaj kohe ai e pranon veten ashtu siç është. Tashmë ai është fokusuar te familja e tij dhe puna humanitare në Fondacionin the Elton John AIDS.
Alanis Morissette
Këngëtarja Alanis Morissette ka vuajtur nga anoreksia që kur po lufonte për të hyrë në industrinë e muzikës. Ajo vuante nga një presion I madh si një femër e re në sytë e publikut. Morissette arriti ta kalonte ktë problem duke kryer vizita me një therapist dhe tashmë ajo është mendjehapur për këtë temë.