KreuCelebrity

Të gjitha operacionet plastike që familja Kardashian-Jenner ka kryer!

Nuk ka asnjë dyshim se pjestaret e familjes Kardashian-Jenner janë familja më e njohur në botë. Fiziku I tyre I njohur globalisht është shpesh burim polemikash pasi vajzat akouzohen përditë se figurat e tyre dhe fytyra nuk është e trashëguar nga gjenet e Kris Jenner porn ë fakt ato kanë kryer operacione plastike. Nga buzët e Kylie te të pasmet e Kim ja thashethemet mbi operacionet plastike që klani Kardashian-Jenner ka kryer.

Operacionet plastike të Kylie Jenner

Pasi e pranoi se ka ndërhyrë te buzët e saj për t’I bërë më të plota, Kylie më e vogla e familjes dyshohet se ka kryer më shumë ndërhyrje.

21 vjeçarja supozohet se ka bërë gjoksin pavarësisht se e ka mohuar këtë. Ashtu si motra e saj Kim dyshohet se ajo ka kryer ndërhyrje edhe në të pasmet e saj. Kjo mund të jetë mbushje me dhjam ose me implante, sipas kirurgëve plastikë pasi shpërndarja e dhjamit në trupin e saj nuk është natyrale.

Operacionet plastike të Khloe Kardashian

Khloe nuk ka bërë ndonjë ndryshim rrënjësor që dallon shumë por padyshim që ajo ka bërë disa ndërhyrje në fizikun e saj që prej kohës që u bë e njohur në sytë e publikut.

Khloe e ka pranuar se ka bërë buzët gjithashtu të pasmet e saj kanë pësuar ndryshime me kalimin e viteve.

Operacionet plastike të Kim Kardashian

Ndërsa ndërhyrjet e Kim janë më delikate përsëri ka ndryshuar shumë që prej 2007-ës. Një fanse e mbushjeve Kim e ka pranuar se e ka bërë këtë madje në një episode të Keeping up with the Kardashians u përpoq ti bënte vetë.

Kemi parë ndryshimë në hundën e saj dhe sidomos në struktiurën e fytyrës. Dhe njësoj si motrat e saj spekulohet se ka bërë të pasmet.

Operacionet plastike të Kris Jenner

Momager-ja e preferuar e të gjithëve e ka pranuar se ka bërë tërheqje të fytyrës prandaj ndryshimet në fytyrën e saj gjatë viteve nuk janë një surprizë.

Burimi/Harper’s Baazar

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF