Për Dukeshën e Kembrixh Kate Middleton kur diçka funksionon ajo I qëndron besnike. Ajo njihet për përdorimin e veshjeve të saj më shumë se një herë por ajo që mund të mos dini është se Kate blen veshje të njëjta porn ë ngjyra të ndryshme. Ja cilat janë ngjyrat e saj të preferuara.
Kate e zotëron këtë fustan në tre ngjyra, të kuqe, rozë dhe rozë të zbehtë.
Në dasmën e Princeshës Eugenie Kate veshi një fustan në ngjyrë rozë të ndezur nga Sara Burton të cilin e kishte veshur më parë në eventin Trooping the Colour në 2017-ën. Kësaj here bëri një ndryshim te krahët.
Këtë xhaketë-fustan nga Alexander McQueen Kate e zotëron në tre ngjyra, një ngjyrë krem që e veshi në pagëzimin e vajzës së saj Charlote, një ngjyrë të verdhë të lehtë që e veshi në dasmën e Meghan dhe Harry dhe një në bojqielli të zbehtë që e veshi në eventin RAF100.
Kate e pëlqeu aq shumë këtë xhaketë të Lorenzo Serafini saqë e zotëron në dy ngjyra! Dukesha e veshi atë në ngjyrë të kuqe në Shkurt ndërsa atë Blu në Tetor.
Kate e zotëron këtë fustan të mrekullueshëm Preen në dy ngjyra të kuq dhe të zi.
Gjatë turit të saj të fundit në Poloni dhe Gjermani Kate veshi këtë xhaketë fustan nga Catherine Walker të cilin e zotëron edhe në ngjyrë të kuqe.
Për turin e saj në Kanada në 2011-ën Kate veshi fustanin e saj ikonik të fejesës në ngjyrë lejla nga Issa.
Dukesha e veshi këtë fustan nga Amanda Wakeley në ngjyrë gri të lehtë dhe gri në bronz.
Përveç fustaneve Kae zotëron edhe këtë xhaketë Smythe në ngjyrë blu të zënë dhe të gjelbër ulliri.
Këto këpucë mund të jenë të preferuarat e Kate pasi ajo I zotëron në katër ngjyra të ndryshme; nude, të zeza, të kuqe dhe vishnje.