Akoma po hamendësoni se kush do të jenë kumbarët e fëmijës së Princit Harry dhe Meghan Markle? Ndoshta një grup miqsh me fat ose dhe pjestarë të familjes por të parët në listë janë George dhe Amal Clooney.
Sipas raportimeve të Dailymail çifti I famshëm pothuajse është konfirmuar se do të jenë kumbarët e bebes pasi një burim afër çiftit të njohur dhe pjestarëve të familjes mbretërore tha se Amal dhe Meghan kanë qenë mikesha të afërta prej shumë kohësh dhe si pasojë edhe George me Harryn kanë qenë miq. Burimi tha se madje George tha se ka një parandjenjë të fortë se do t’u vijë një ftesë për të qenë kumbarë.
Është mëse e qartë se çiftet janë me të vërtetë të afërt pasi George dhe Amal ishin pjesë e listës së të ftuarve në dasmën mbretërore ndërsa Meghan dhe Harry I vizituan në vilën e tyre në Liqenin Komo pak më pas. Sigurisht që nuk është bërë ende zyrtare nëse çifti Clooney do të jenë zyrtarisht kumbarët e fëmijës deri në pranverën tjetër kur bebja të lindë.
Burimi/Cosmopolitan