Këto foto të jashtëzakonshme reflektojnë një Meghan të lumtur dhe të shkujdesur gjatë pushimeve të saj në Maltë vetëm një vit para se të takohej me Princin Harry, bashkëshortin e saj të ardhshëm.
Para se të martohej dhe të bëhej pjesë e një familjeje Mbretërore Meghan Markle e cila ishte aktore ka kaluar disa ditë në Maltë duke mësuar mbi kulturën e atij vendi dhe paraardhësit e saj.
Malta është një vend i rëndësishëm për të pasi stër-stër-gjysha e saj Mary është lindur në Maltë në vitin 1862 dhe ajo ka rrëfyer se ndjen një lidhje të veçantë me kombin e Komonuelthit.
Sipas lajmeve të gazetave locale Meghan vizitoi Mdinën, Valetën, Viktorian dhe Dëejran gjatë qëndrimit të saj në të cilin mori opjesë edhe në një seancë fotosh për revistën e modës ELLE UK.
Aktorja e ‘SUITS’ shkoi në Maltë për të mësuar më shumë mbi paraardhësit e saj dhe kulturën e vendit- më vonë ajpo rrëfeu se u përzje me vendasit.
Në atë kohë Meghan tha: “Ardhja në Maltë ishte shumë e rëndësishme për mua pasi Stër-stër-gjyshja ime ka jetuar këtu kështu që jam munduar të zbuloj mbi paraardhësit e mi.’
Ky udhëtim ishte më shumë pasi doja të mësoja nga kam ardhur identitetin tim pasi është shumë e rëndësishme të jesh pjesa plotësuese e një pikture të madhe. Të shkosh diku ku ndihesh e mirëpritur është shumë e veçantë. Është mikpritja Malteze që është shumë e veçantë për këtë vend.”