KreuCelebrity

Plazh në dhjetor! Ja VIP-at që u arratisën në vende të ngrohta

Çdokujt do t’i bënte mirë një shkëputje nga ‘realiteti’ i punës e angazhimeve, duke u arratisur larg ftohtit e stresit të jetës së përditshme. Ndonëse ende nuk jemi në periudhën e pushimeve, disa prej figurave të njohura publike kanë përkëdhelur veten duke fluturuar drejt vendeve të ngrohta, për të të bërë plazh pikërisht në dhjetor. Nga Maldives, Dubai, Hawaii na zilepsën emrat e famshëm shqiptarë që janë arratisur këtë fillim dhjetori me të dashurit e tyre, mijëra kilometra larg Shqipërisë.

Dafina Zeqiri ka festuar ditëlindjen e mamit në Maldive. Lum mami për vajzën!

Blendi Fevziu, i njohur për udhëtimet e tij të shumta ka fluturuar kësaj here së bashku me vajzën Mishel drejt ishujve Hawaii.

Alketa Vejsiu ka menduar të marrë pak ditë pauz dhe ka zgjedhur si destinacion relaksi Maldivet. Ndërkohë sot është puntata e radhës e “Dance With Me”, a do të ketë mundësi të arrijë në kohë Alketa për show-n sonte në darkë?!

Biznemeni Fatmir Hysenbelli ka zgjedhur Dubain si destinacionin e relaksit kësaj here. Dhe sa mirë ka bërë!

Çifti Blero- Afrona ka preferuar gjithashtu Dubain për të pushuar këto ditë. Duke qenë se Blero ditët e festave është tejet i angazhuar me koncerte, duket se dyshja ka menduar të shfrytëzojë kohën e lirë këtë fillim dhjetori për të kaluar kohë me njëri tjetrin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF