Që prej vitit 2016 kur çifti Angelina Jolie dhe Brad Pitt i dha fund martesës ata kanë patur një marrëdhënie aspak miqësore. Shkak për përplasjet e shpeshta të ish-çiftit të njohur të Hollywood-it ka qenë kujdestaria e 6 fëmijëve. Por duket se më në fund Jolie dhe Pitt kanë firmosur një marrëveshje që ka qenë e pranueshme për të dyja palët.
Sipas “E online”, çifti i ka dhënë fund ‘luftës’ duke arritur në një marrëveshje, sa i përket kujdestarisë së fëmijëve. Avokatja e Angelinas ka treguar se gjithçka është vendosur duke u konsultuar nga profesionistë të fushës në mënyrë që të mos preken aspak interesat e fëmijëve. Detaje nga kjo marrëveshje nuk do të bëhen publike, për të ruajtur privatësinë e fëmijëve.