KreuCelebrity

Tirana ka një vizitor të veçantë sot dhe ai është Uliksi i mami Adelinës

Djali i Adelina Ismajlit tashmë është 1 vjec e gjysmë, i rritur mjaftushëm për të vizituar Tiranën së bashku me mamin. Sheshi Skënderbej ka patur një vizitor të ëmbël këtë paradite, dhe ai ka qenë Uliksi. Mami Adelina ka ndarë një video të shkurtër në Instagram ku duket i vogli teksa vrapon për tek pema e madhe e Krishtlindjes.

 

 

Beautiful baby discovering beautiful Tirana ????????

A post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel) on

“Bebi i bukur duke njohur Tiranën e bukur”: shkruan këngëtarja nën video, ndërsa vogëlushi duket se ja shtoi edhe më hijeshinë sheshit të Tiranës këtë fillim dhjetori.

Adelina Ismajli dhe partneri Vali, u bënë prindër për herë të parë më më 18 prill 2017, kur mirëpritën Uliksin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF