Pasi përmbylli me sukses sezonin e kaluar në “Për drekë me mua” në Tv Klan, për Arjola Shehun nuk pati një ronovim kontrate sërish në këtë ekran. Edhe pse kanë kaluar disa muaj që nga nisja e sezonit të ri, moderatorja nuk u pa në asnjë ekran tjetër.
Për të gjithë ata që e kanë pëlqyer mënyrën e moderimit të bukuroshes Shehu, lajmi i mirë është se ajo duket se do t’i rikthehet prezantimit, por surpriza është se jo në ekranin shqiptar. Bukuroshja ka lënë Shqipërinë këto ditë dhe ka fluturuar drejt Italisë, pasi i është bërë një ofertë për të prezantuar “Tipicita 2019” krah gazetarit të njohur Italian të Rai-t Marco Ardemagni.
“Tipicita” është një projekt i përvitshëm që lidhet me kuzhinën italiane. Me siguri do të jetë një ogur i mirë ky projekt për moderatoren shqiptare, e pse jo të pikaset nga drejtues të televizioneve italiane.



















