KreuFashion

Estetikë për meshkuj/ Ai ka më shumë kremra se mua

Meshkujt, ankohen gjithmonë, se nuk kanë produkte kozmetike mjaftueshëm për lëkurë, por sot do ta kuptoni, se ata kanë më shumë kremra sesa gratë. Doni të shpëtoni nga shenjat e lodhjes tek sytë dhe të evitoni lëkurën e thatë? Bordo sjell një listë produktesh kozmetike dedikuar burrave, duke i bërë ato pjesë të rutinës kozmetike. Nga Chanel, Tom Ford dhe Kiehl’s, këto janë produktet më të mira për vitin 2018.

Krem Ultra Facial nga Kiehl’s

Ky krem ​​ultra i fytyrës nga Kiehl do të hidratojë dhe zbutë të gjitha llojet e lëkurës. Absorbohet lehtë dhe e bën lëkurën të përsosur për përdorim të përditshëm.

Xhel freskues nga Crème De La Mer

Produktet e La Mer njihen për ‘magjinë’ dhe efektet e menjëhershme. Nëse do ta provoni, do të ndjeni menjëherë ndryshimin.

Burberry Face nga Burberry

I pasuruar me aloe vera për të hidratuar lëkurën, ky krem është projektuar për të gjitha llojet e lëkurës dhe për përdorim të përditshëm.

Sisley Ekologjike nga Sisley

Ideal për udhëtimet tuaja, rivitalizon dhe hidraton fytyrën duke e bërë lëkurën tuaj të ndritshme dhe kompakte.

 

Xhel Hydro Master nga Shiseido Men

Ky xhel hidratues jep efekt freskues të menjëhershëm në lëkurë, kontrollon lagështirën e saj dhe përthithët shpejt

Zgjidhja 10 nga Chanel

Marka e njohur ka gjetur një zgjidhje për të gjitha skuqjet dhe inflamacionet e lëkurës, duke u kujdesur në mënyrë revolucionare falë ekstrakteve antioksidues

Xhel hidratues nga Clinique

Hidratuesi maksimal i Clinique For Men është projektuar për ju. Formula e këtij xheli të lëngshëm e mban lëkurën të hidratuar për 24 orë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF