KreuFashion

E gjithë shtëpia juaj mban emrin Prestige Home!

Kompleto shtëpinë me ndriçuesit EGLO, dyshekët Magniflex, tapetët Pierre Cardin, elektroshtëpiaket  Miele dhe kuzhinën “Aran Cucine”

 Qendra e parë dhe e vetme tregtare e konceptuar për shtëpinë apo biznesin tuaj. Në një vend të vetëm ju do të gjeni gjithçka ju duhet për shtëpinë tuaj, me markat me standartet më të larta, cilësi maksimale. E lokalizuar në autostradën Tiranë – Durrës në km.12.

Ndriçohu me EGLO

Ndricimi është një ndër elementët kryesorë për çdo shtëpi. Ngjyra e ndriçimit, intensiteti i dritës, këndet e reflektimit, cilësia e tij dhe shumë specifika të tjera kur ndërthuren me njëra-tjetrën e bëjnë ambientin një oaz qetësie. Sot në të gjitha trendet e interior design-it ndriçimi zë një peshë shumë të rëndësishme, pasi një ndriçim i gabuar ul deri në 30% elegancën, bukurinë madje në disa raste edhe funksionalitetin e arredimit në tërësi. Sikurse të gjitha produktet e interior design-it edhe ndriçimi është i orientuar në design dhe trende.

Për këtë sezon, trendet janë format e thjeshta dhe materialet natyrale. Materialet si druri, mermeri, kombinohen lehtësisht dhe i japin qetësi ambientit tuaj. Një stil tjetër që është trend këtë sezon janë dhe modelet retro që na kthejnë pas në kohë, por që njëkohësisht janë shumë moderne dhe shërbejnë si dekor në çdo dhomë. Së fundmi, versionet e ndriçuesve metalike janë shumë IN këtë sezon.

Këto ndriçues mund t’i gjeni tek Eglo dhe jo vetëm tërheqin vëmendjen, por janë lehtësisht të kombinueshëm me çdo ambient duke bërë të mundur që në çdo rreze drite të ketë atmosferë të veçantë, emocionon dhe përçon identitetin nëpërmjet designit klasik modern minimalist apo retro.

Gjumë i qetë me Magniflex

Nga ana tjetër fjetja është thelbësore për trupin tonë. Sasia dhe cilësia e gjumit ndikon  në shëndetin tonë fizik dhe mendor.Për të parandaluar çrregullimet e lidhura me pagjumësinë do të ishte e mjaftueshme të ndiqnim disa gjëra të thjeshta të cilat shpesh injorohen. Për këtë arsye blerja e një dysheku të ri dhe cilësor është investim serioz për shëndetin tuaj që nuk duhet bërë më shumë se një herë në dekadë.

Së pari dyshekët që ju duhet të përdorni duhet të sigurojnë çdo lloj mundësie të mbështetjes dhe të jenë të padeformueshëm. Këto produkte do mund t’i gjeni në Magniflex, e cila është kompania lider në ofrimin e një gjumi cilësor. Materialet e përdorura në dyshekët e ofruar nga Magniflex janë 100% italiane, të certifikuara dhe të bazuara në ekspertizën profesionale të specialistëve dhe teknikëve të fushës.

Tapeti Pierre Cardin, shpirti i shtëpisë!

Përsa i përket shtëpisë tuaj një element tjetër shumë i rëndësishëm është tapeti i cili konsiderohet si shpirti i shtëpisë. Tapeti jo vetëm shërben si element dekorues por njëkohësisht dhe si element higjenik.Për këtë arsye do duhet që tapeti që do të përzgjidhni për shtëpinë jo vetëm të ketë një design fantastik, por dhe të jetë anti-alergjik, anti-bakterial, anti-mykotik. Së fundmi, fjala e fundit e teknologjisë e kosnideruar si nanoteknologjia, është implementuar dhe në fibrat e tapeteve duke bërë të mundur që ato të jenë rezistente ndaj lëngjeve, ndaj të dashura mama mos u shqetësoni nëse të vegjlit tuaj derdhin qumështin apo lëngun e frutave mbi tapet, pasi pastrohet menjëherë dhe pa lënë asnjë shenjë. Zgjidhjen për këtë do të mund ta gjejmë vetëm tek Pierre Cardin, I cili sjell produktet më cilësore, me dizajne kontemporane, tepër higjenike dhe me jetëgjatësi maksimale.

Miele, elektroshtpiaket Premium

Gjithashtu duhet të jemi shumë të kujdesshëm me përzgjedhjen e të gjitha elektroshtëpiakeve pasi duhet të marrim në konsideratë funksionalitetin e tyre dhe lehtësimin e jetës, kursimin maksimal të energjisë elektrike dhe jetëgjatësinë e këtyre produkteve. Për këtë na vjen në ndihmë Miele, aty ku risia, cilesia dhe jetegjatesia qendrojnë mbi të gjithe dhe gjithçka tjetër! Një dhe e paarritshme në prodhimin elektroshtepiakeve premium, vjen për ta kënaqur dhe lehtësuar jetën e  përdoruesit të saj sigurisht me të tjera risi. Me serinë e fundit Ë1 dhe T1 te lavatriçeve dhe tharëseve të rrobave, kursejmë shumë falë programeve ekskluzive dhe unike në llojin e tyre që këto produkte mbartin. Dhe që rrobat tuaja të mbesin gjithmonë të reja dhe që t’ju ndrijnë në trup Miele jua mundëson dhe dhuron këtë kënaqesi me hekurin  “Miele Fashion Master”, jo vetëm që është i plotësuar me aksesorë (tavolinë hekurosje, avullator dhe pllakë antingjitëse ) për më tepër secili prej tyre ka një vend në një njësi të vetme duke jua shndërruar punën më të lodhshme në argëtim të vërtetë! Të gjitha me 2 vjet garanci dhe 25 vjet asistence teknike, tashmë keni mundësi t’i bëni tuajat me këste me 0 % interes.

 

Kuzhina ka emrin “Aran Cucine”

Së fundmi nuk duhet të harrojmë që dashuria vjen nga stomaku, e si rrjedhim nga kuzhina. Në kuzhinë trendet e këtij viti janë përdorimi i elemënteve dhe tonaliteteve neutrale dhe ngjyrave të forta por jo të ndezura. Ngjyrat e tokës janë më të përdorurat ndërkohë që edhe këtë vit ka një kërkesë shumë të madhe në përdorimin e drurit natyral. Nga ana tjetër nevojitet përdorimi i materialeve ekologjike, environment friendly, që në Shqipëri do mund t’i gjeni vetëm tek Aran Cucine. Së fundmi, mekanizmat dhe aksesorët e përdorur në kuzhinë, duhet të na mundësojnë shfrytëzimin maksimal të gjithë hapësirave të kuzhinës tuaj.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF