Kush tha që dimri është i zymtë, tani do të shihni se edhe kjo stinë ka ngjyrat e saj, vetëm nëse e shihni me syzet që sugjeron Italoptik. Sepse sezoni Vjeshtë/Dimër ka si risi syzet me ngjyra, lente dhe skeletë të shumëllojshme, të cilat Italoptik si gjithmonë arrin ti sjellë në kryeqytet me modelet më in.
Sepse prej 25 vitesh në treg, Italoptik ka ditur të zgjedhë jo vetëm cilësinë përmes markave më të mira, por edhe tendencat e fundit. Tre pikat ku mund të gjeni Italoptik, në dyqanin historik pranë Selvisë, në TEG dhe në Fier pranë AVN-së, janë mundësia e artë që ofrohet për të gjithë ata që duan të duken fashion, por edhe të mbrojnë sytë e tyre.
Ka një pafundësi modelesh dhe stilesh, nga ato retro futuristike deri tek ato tradicionale, lente me nuancat e të gjelbrës së pyllit dhe nuancat e portokallisë, forma të rrumbullakëta por edhe ato chic, të gjitha i gjeni në Italoptik, një gamë e pafundme, nga markat ekskluzive si Le Specs, Ana Hickmann, Karen Walker, Victoria Beckham, Dita Von Teese apo House of Holland, e deri tek brandet e tjera si, Versace, Alexander McQueen, Burberry, etj.
Një prej trendeve më të pëlqyera të sezonit janë forma retro futuristike, për një stil të guximshëm. Markat revolucionare Le Specs sugjerojnë lente me ngjyra. E famshme mbetet syzja e le Spec me skelete me ngjyrë dhe lente me nuancat pak më të forta, në të njëjtën mënyrë prezantohet edhe modeli Lolita sy maceje, të cilën e gjeni në ngjyra nga më të ndryshmet, nga ajo e artë, e deri tek roza dhe e kuqja e ëmbël.
Në të njëjtat sugjerime rri edhe linja Le Specs x Adam Selmann, ku mund të gjeni ngjyrat portokalli dhe rozë të kombinuara me dy hije, njëra më e e theksuar në pjesën e sipërme dhe tjetra më e zbehtë në pjesën e poshtme, me skeletë thuajse të padukshme që theksojnë formën e fytyrës, duke e bërë shikimin tuaj të jetë intrigues. Ajo që i bën të veçantë është rikthimi i lenteve pasqyrë, me forma dhe struktura tejet elegante.
Ndërkaq një risi e vërtetë që duket se po kthehet në një boom të vërtetë janë sugjerimet për dimrin nga House of Holland, edhe këto ekskluzivitet i Italoptik. Risitë e sivjetshme janë format e theksuara, që nga skeletet me ngjyra të forta, si bluja apo portokallia, deri tek skeletët më një transprancë të dukshme, duke ju bërë të keni një pamje më të freskët, e njëherazi të sfidoni stinën e zymtë. House of Holland ka krijuar syze të cilat që nga lentet dhe skeleti ngjajnë të njëjtrajtshme për nga ngjyra, por mund të zgjidhni edhe modele me skelete minimaliste dhe lente me ngjyra të ndezura, e deri tek ato me efekt të theksuar pasqyrë, një rikthim i modeleve të viteve ’90, por që në të vërtetë kanë frymën futuristike brenda tyre.
Sugjerime po kaq mbresëlënëse janë edhe ato të Karen Walker, sidomos syzet me forma drejtkëndore me lente me ngjyra dhe pa skelete, të kombinuara me detaje të vogla, herë me tonalitete më të theksuara sesa xhami i i lentes, e herë me gdhendje të dyfishta apo motive të ndryshme, duke bërë që të keni më shumë mundësi zgjedhje pranë dyqaneve të Italoptik. Një prej modeleve më të bukura është edhe Mrs. Brill me një formë si krahë fluture, duke sjellë të gjithë gamën e ngjyrave, ndërsa po kaq interesante janë edhe ato me forma të rrumbullakëta me lente me ngjyra të lehta. Do të mbeteni pa frymë kur të merrni në dorë syzet me motive animal, të cilat do t’i gjeni kryesisht në koleksionet e Karen Walker të gdhendura në skelet, të cilat mund të kombinohen lehtësisht me pamjen tuaj gjatë sezonit të dimrit.
Nuk mund të rrimë pa përmendur një tjetër markë prestigjioze që gjendet ekskluzivisht të Italoptik, bëhet fjalë për Ana Hickmann, me forma super të mëdha dhe ngjyra që variojnë nga goldi deri tek bluja dhe lejlaja. Gama e syzeve të Ana Hickmann mund të konsiderohet një nga më të bukurat e sezonit, sepse nuk kanë format aspak tradicional, janë shumë fashion dhe i dedikohen sidomos atyre që e duan stilin.
Nuk mund të lemë jashtë vëmendjes syzet e markes Dita Von Teese, me ngjyra që i gjejmë nga e gjelbra tek roza e ëmbël, apo e kuqja provokuese, ndërthurur me skelete metalike, dedikuar vajzave që vërtet dinë të zgjedhin. Ndërsa Victoria Beckham sugjeron modelet me skelete plastike, xhamat me efekt te theksuar pasqyrë, por me forma ovale si dhe të famshmet aviator.
Italoptik sugjeron një pafundësi modelesh për këtë sezon, që kanë në qendër të vëmendjes ngjyrat, ndaj është momenti ti jepni stinës së dimrit, nuanca të ngrohta…!