KreuStil Jetese

Lori Hoxha ndahet nga i dashuri pas shumë vitesh?! Shkaku: Një femër

Lori Hoxha mund t’i ketë dhënë fund historisë së saj të dashurisë me Vis Bajraktarin pas lidhjes disa vjeçare. Shkak për ndarjen e çiftit mendohet të jetë një femër, që mund të jetë futur mes tyre duke bërë që dyshja t’i japë fund romancës.

Aludimet kanë nisur pas disa komenteve të bëra në njërën nga fotot e fashionistes që shkruanin se kishin parë partnerin e saj në një nga club-et e kryeqytetit në hoqërinë e një vajzë tjetër.

“InTv.al” shkruan se sipas disa burimeve vajza në fjalë është një modele shqiptare por emri nuk bëhet publik.

Sa i përket dy protagonistëve, ata e kanë larguar njëri-tjetrin nga lista e miqve dhe nuk ndiqen më në Instagram. Nuk është hera e parë që përflitet për ndarjen mes dy të rinjve dhe pse ata vet nuk kanë konfirmuar asnjëherë asgjë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF