Parlamenti Europian do të ketë një karrige për herë të pare për një deputete shqiptare. Arba Kokalari 32 vjeç mori mbështetjen e suedezëve në zgjedhjet për paralementin europian këtë të dielë.
Kokalari është pjesë e partisë së Moderuar të Suedisë (Moderatna).
“Unë kam hyrë në parlamentin evropian! Faleminderit për të gjithë ata që kanë luftuar për mua!” shkruante deputetja më e re e PE, Arba Kokalari në Facebook pas daljes së rezultateve. Partia ku bën pjesë edhe shqiptarja fitoi 17.6 % të votave të përkthyera në 4 deputetë në PE.
Por kush është ajo? Arba Kokalari lindi në Tiranë më 27 nëntor 1986 dhe është mbesa e Musine Kokalarit së diplomuar në “La Sapienza” të Romës në vitin 1941, por që u dënua dhe internua më vonë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës në Shqipëri dhe vdiq në 1983.



















