Vendosi me ndërgjegje të plotë t`i japë fund jetës; 17 vjecarja Noa Pothoven zgjodhi të vdiste përmes eutanazisë dhe ligji holandez ia njeh këtë të drejtë. Ishte përdhunuar në moshën 14 vjecare dhe që prej atëherë, nuk e mori më veten: tre vitet që pasuan ishin vite të mbërthyera mes anoreksisë, depresionit dhe stresti post-traumatik.
Kishte heshtur për një kohë të gjatë duke e mbajtur dhimbjen brenda, dhe vetëm vitin që shkoi e denoncoi ngjarjen në polici me shpresën se ata që I shkatërruan rininë dhe vetë jetën, do të arrestoheshin. “Dua të flas për të ndihmuar të tjerët“, pat thënë ajo, por dramën e vet nuk e kapërceu dot. “Kjo që po bëj unë nuk është jetë“, shkruante në rrjetet sociale, dhe në fund, pa lejen e prindërve, kontaktoi një klinikë eutanazie.



















