Aktorja e Portokallisë, Delinda Disha, ishte e ftuar tek “Rudina“ ku kishte marrë me vete dhe djalin e saj dy vjec e gjysëm, Dasantinin. Po kalon një periudhë të mrekullueshme me të, por Delinda paska përjetuar disa momente tejet të vështira pas lindjes. “Shtatzaninë e kalova shumë mirë“, ka rrëfyer ajo, “ punova deri ditën e fundit“. Por problemet nisën prapa.Vetëm një javë pushim kishte bërë pas lindjes dhe ishte kthyer në punë. Cfarë ndodhi?
“Dy javë pas lindjes, cdo pasdite vetëm qaja. Më dukej sikur djali nuk ishte mirë. Megjithate, me mbështetjen e familjes, Eldos dhe motrave të mia, e kalova“. Në perëndim, depresionit pas lindjes po I kushtohet një vëmendje gjithmonë e më e madhe, pasi ai prek një numër të konsiderueshëm femrat, dhe deri vonë, as nuk kuptohej dhe trajtohej sic duhet.



















