Arsyen se pse kushërirat Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatriks Ramosaj nuk flasin me njëra tjetrën prej disa muajsh, ende nuk e mësuam, por duket se çështja qenka serioze dhe mëria nuk po kalon lehtë tek të dyja vajzat.
Ditën e djeshme Beatriks destoi ditëlindjen e 25-të dhe në morinë e urimeve për bukuroshen syshkruar, ai i vajzës së tezes Anxhelina mungoi.
Ndonëse motra e Anxhelinës, Agnesa ishte në festën e ditëlindjes, tezja e saj Albëria e uroi nga larg…një urim nga e vogla e Hadërgjonajve nuk u duk gjëkundi, duke bërë që të kuptojmë se inati ende nuk është zbutur mes vajzave të tezeve.
Ndërkohë që Betriks fesonte ditëlindjen me miqtë e saj të ngushtë, Anxhelina postoi në story një foto me mamin e saj Albërie, dhe asgjë kushtuar kushërirës që festonte përtej Oqeanit ditën e lindjes.



















