KreuFashion

Moda e këtij sezoni; fustanet e viteve 70’

 

Stili që sugerojnë dizajnerët e njohur për vjeshtë-dimër 2019 -2020, sa i përket fustaneve na rikthen edhe një herë në vitet 70’. Fustane që karakterizohen nga gjatësi të mesme e të gjata, copa të lehta e printe të shumëllojshme do ta sjellin edhe një herë në vëmendje modën e 50 viteve më parë.

Për t’i dhënë një prekje më të kohës këtyre fustaneve, mund të kombinohen me çizme të gjatë sipër gjurit, apo edhe nën gju.