KreuStil Jetese

Bella Hadid sapo veshi trikon që cdo vajzë do ta kërkojë këtë sezon!

Po vjen koha e trikove dhe artikulli që do të “mbretërojë“ në këtë sezon vjeshtë-dimër, është pikërisht një e tillë. Bëhet fjalë për trikon e thurur me kopsa përpara, të ngrohtë por që ekspozon mjaft lëkurë. Kanë nisur ta veshin tashmë influencese të rëndësishme të modës si Danielle Bernstein e së fundi, dhe e famshmja, Bella Hadid: modelja u largua nga një studion në New York City, e veshur me një triko të tillë të zezë me mëngë të gjata.

Gjëja e parë që na tërhoqi vëmendjen ishte pamja “gjysmë e mbuluar“, që tregonte barkun e modeles. Bella e kishte kombinuar me pantallona bezhë me vija dhe këpucë-kambale. Normal që do e shikonin të gjithë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF