KreuStil Jetese

Lë pas mosmarrveshjet e së shkuarës, Eneda Tarifa rikthehet te “Kënga Magjike”

Eneda Tarifa do të rikthehet në festivalin e njohur “Kënga Magjike”. Lajmin e bën publik anabel.al, që shkruan se këngëtarja do të jetë një nga artistët big pjesëmarrës në këtë edicion, duke u rikthyer kështu pas 11 vitesh mungesë si pasojë e disa mospajtimeve minimale që ka pasur në të kaluarën.

Ka qenë viti 2008 kur Eneda mori pjesë në “Kënga Magjike” me këngën “Zëri Im” dhe fituese u shpall Jonida Maliqi me “Njëri nga ata.”

Në segmentin pas finales që mbahet çdo vit gjatë të “Dielës Shqiptare,” Eneda u shpreh se edhe dy artistë të tjerë meritonin të kalonin në finale, por u penalizuan nga sistemi i votimit.

Kur u konfrontua nga Ardit Gjebrea për të thënë emrat e artistëve që duheshin përjashtuar që të kualifikoheshin ata që kishte ajo ndërmend, Eneda u nervozua dhe u tërhoq. Gjithashtu i kërkoi të mos ia bënte këtë pyetje, në të kundërt, do të largohej. Dhe ashtu bëri.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF