KreuStil Jetese

Meghan Markle për sulmin e mediave: “Askush nuk më pyeti a isha mirë”

Meghan Markle mezi ka mundur t’i mbajë lotët teksa fliste për “luftën e saj” dhe të qënurit në qendër të vëmendjes së mediave.

38-vjecarja ka folur për këtë temë në një intervistë emocionuese për dokumentarin e ri që tregon pjesë nga turi që çifti mbretëror ka mbajtur në Afrikë, disa ditë më parë.

Dukesha e Sussex është përballur shpesh me kritikat dhe shkrimet e pakëndshme rreth imazhit, sjelljes apo familjes së saj që nga koha kur u martua me princ Harry-n.

Kështu e pyetur nga gazetari se si ka ndikuar tek ajo gjithë vëmendja mediatike, Meghan u shpreh: “Veçanërisht si femër është vërtetë e tepërt. Kjo e kalon vështirësinë e të qënurit një e sapomartuar dhe nënë e re. Gjithashtu të falenderoj që më pyetët nëse jam mirë, jo shumë njerëz interesohen për këtë gjë”, u shpreh Meghan teksa i mbushen sytë me lot.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF