KreuStil Jetese

6 vite pa kënduar, Julka Gramo zbulon arsyen përse u tërhoq nga muzika

Julka Gramo së fundmi është e njohur si moderatore dhe folëse në Radio por në fakt të gjithë e mbajmë mend kohën e artë të saj kur këndonte.

Por çfarë e bëri Julkën të heqë dorë nga muzika në momentin e saj më të mirë të karrierës?

Arsyen e ka zbuluar vetë prezantuesja në një intervistë të dhënë së fundmi për emiionin “Mirage” ku ka folur edhe për të rejat e fundit nga jeta e saj.

Ndonëse pranoi se ajo nuk i ka thënë përfundimisht stop pasionit të saj për muzikën, shkaku që e bëri bjonden e ëmbël të largohet ishte familja. Duke qenë se asokohe ajo u bë mami dhe muzika i merrte shumë kohë, vendosi që të tërhiqej e t’i përkushtohej familjes sepse nnuk donte të linte fëmijët e saj pas dore.

Por kjo periudhë pause i ka shërbyer Julkës për të kuptuar se në fakt dashuri më e madhe për të është ajo që bën tani radioja dhe televizioni.

Julka Gramo është nënë e dy djemve dhe bashkëshortja e producentit të njohur muzikor, Dj Andy.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF