Le t’i lemë mënjanë klishetë! E vërteta është që ardhja e një fëmije në familje të ndryshon jetën. Është çështje minutash kur ti e sheh veten papritur përgjegjëse për një krijesë të brishtë, ta ushqesh, ta mbash ngrohtë, ta duash, ta përkëdhelësh, të kujdesësh që të jetë rehat dhe e relaksuar…
Ndërkohë që trupi është i ‘copëtuar, hormone janë tërbuar dhe dhembjet e gjoksit sa vijnë e shtohen…Por që sigurisht ajo qenie e vogël ju bën të ndjeni një lloj dashurie fuqinë e së cilës kurrë nuk e keni njohur më parë…
Nëse ju ende nuk e keni përjetuar një ngjarje të tillë, me siguri motra, mikesha, apo një njeriu i afërt i juaji e ka kaluar dhe nëse do t’ja lehtësosh sadopak kthimin nga materniteti në shtëpi më poshtë ju sugjerojmë disa prej dhuratave që do të ishin tejet efektive…
Seti i çantës së maternitetit
Pompë gjiri
Monitori i bebit
Krevat portativ
Korse gjoksi
Peceta për gjirin
Termus për biberonin
Çantë shpine
Pupa të ngrohta (për ata që s’e dinë; nënat e reja kanë shpesh ftohtë)
Lëkundëse
Dyshek i vogël dhe i rehatshëm për bebin
Mbajtëse ‘kangur’
Streçe prej llastiku (ndihmojnë në dobësim)



















