Së fundmi në aplikacionin Instagram drejtuesit e këtij rrjeti social kishin shtuar disa filtra, me anë të të cilave mëson se si do të mund të duket portreti ynë nëse bënim ndërhyrje estetike në buzë, hundë e mollëza.
Ndërsa kanë kaluar vetëm disa javë nga lancimi i këtij filtri, që u kthye në tejet popullor në të gjithë botën, duket se krijuesit e Instagram e kanë rimenduar edhe një herë dhe kanë vendosur ta fshijnë.
Proëedurat e eliminimit kanë nisur dhe shumë shpejt nuk do ta gjeni më një aplikacion të tillë në Instagram. Ky vendim u mor për të mos nxitur ndikimin e operacioneve plastike tek njerëzit.



















