Supermodelja Bella Hadid është shpallur femra më e bukur në botë sipas “Golden Ratio of Beauty”.
Në bazë të analizave të “Golden Ratio of Beauty Phi”, fytyra e Bella-s ka plotësuar 95% të tipareve perfekte, duke lënë pas emra të njohur si motra e saj Gigi Hadid, apo edhe Beyonce e Amber Heard.
Kjo llogaritje matematike që përcakton portretin perfekt, llogarit formën perfekte të fytyrës, duke përfshirë madhësinë dhe pozicionimin e buzëve, hundës, mjekrën, dhe nofullën në tërësi, e duket se Bella ka porpocionin perefekt të tipareve në fytyrën e saj.
Beyonce u rendit e dyta në listë e ndjekur nga Amber Heard, Ariana Grande, Taylor Swift, Kate Moss, Scarlett Johanssin, Natalie Portman, Katy Perry dhe Cara Delevinge në vendin e 10.



















