Pavarësisht se sytë me ngjyrë cilësohen si tejet tërheqës, mjafton një gabim i vogël në mënyrën e grimit, përshembull në zgjedhjen e tonit të gabuar, që ta prishni gjithë ‘magjinë’ e një syri të shkruar.
Vajzat me sy të gjelbër me siguri duhet ta dinë që ngjyra vjollcë është zgjedhja e parë nëse duan të theksojnë edhe më shkëlqimin dhe ngjyrën e irisit të syrit, por duket se jo e vetmja…
Nëse doni të eksperimentoni me tone në ngjyra të tjera për sytë tuaj të gjelbër, grimieri i famshëm i cili është Make-Up artisti i shumë VIP-ave, Vincent Oquendo sugjeron një sërë tonesh sysh, me të cilat do të shkëlqeni njësoj si me vjollcën tuaj besnike, e ndoshta edhe më shumë.
Ngjyrë kumbulle
Ngjyrë patëllxhani
E verdhë e artë
Gold
Ngjyrë jargavani
Ngjyrë guri ‘Amethyst’
Bronx
Ngjyrë tulle
Ngjyra toke të ngrohta
Të gjitha nuancat e tullës



















