KreuFashion

10 unazat më të bukura për fejesë, frymëzuar nga Jennifer Lopez dhe Katy Perry

 

Ngjyra rozë, e përdorur në unaza është trendi më i fundit, që kanë  përzgjedhur të veshin dy bombat sexy të show  bizz-it ndërkombëtar, si Jennifer Lopez dhe Katy Perry.

Brand-et më të njohura publikojnë modelet më të kërkuara nga yjet botëror. Jo vetëm në rast fejesash, por edhe thjesht si aksesor shtesë. Nëse doni të dukeni seksi, por në të njëjtën kohë dhe klas , “Bazar”  na i rendit sipas thjeshtësisë dhe finesës:

“Graff”- Sjell një  unazë të formës klishe, një rreth me një gurë,  prej ari dhe rozë pave.

“Tiffany & Co”- Vjen në argjend dhe me gura në lejla të karameltë.

“Bucherer”-  Kjo unazë është në ngjyrë të artë dhe formë trëndafili. Ajo përmban një gur të çmuar rozë, e rrethuar nga 25 diamantë. E bukur, klasike, por me një prekje shumëngjyrëshe.

“William & Son”- Me një diamant shampanjë plotëson në mënyrë të përkryer nuancën rozë të rrethit të unazës.

“Dior”- Si gjithmonë të surprizuar nga kjo markë globale, duke na ofruar, siç e quajnë ata ‘romanca franceze’ . Emri i kësaj unaze njihet ndryshe si:  “Oui”.

“GFG Xhevahire”- Unazë për ekstravagantët dhe guximtarët e modës.

“Bucherer”- Një unazë unike që përmban një gur të rrumbullakët morganiti dhe mbi të nëntë diamante delikate, që ngjanë si zambaku mbi ujë.

“Chisholm Hunter”- Një unazë me nuancë e rozës të qumësht dhe me forme guri të katrortë, i cili ka qenë trend në 2019- ën dhe do të mbetet edhe për 2020-ën.

“Piaget”- Nëse dëshironi diccka fine dhe fëminore ky model do të ishte zgjedhja perfekte.

“Boodles”- Përgatituni të verboheni  me këtë unazë të bukur diamanti nga Boodles, e cila përmban një vetëm një rresht me gura të vegjël  rozë, por që do të ndricojnë dorën tuaj me hijeshin e rozës të karameltë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF