Firma botërore e automjeteve, “Ford” ka publikuar versionin e ri të makinës e modelit “Mustang”, 2020. Automjeti vjen për herë të parë në versionin e elektrik dhe në formën klasike të një “pony”(kalë i vogël).
“Mustang Mach E 2020” u lançua për herë të parë, ditën e dielë, në një live streaming nga rrrjeti social i “Ford”, në Los Angelos. Pikërisht pas 55 vitesh të publikimit të makinës së parë klasike/ sportive, të firmës “Mustang”.
Prodhuesi numër 2 i automjeteve pas “General Motors” planifikon të ketë një “Mach E” në sallën e ekspozites për makina, vitin e ardhshëm, mesa duket ja arriti në kohë rekord. Sidoqoftë “Ford”, gjithashtu do të ekspozojë në 2020 edhe linjën e tanishme, “Mustang Coupe”.
Ky version i mrekullueshëm i “Mach E”, mund të xhirojë, duke shkuar nga 0 deri në 60 milje në orë brenda 3 sekondave, me një fuqi prej 459 kuajsh fuqi. Me këtë version të ri të “Mustang”, do të arrijmë të bëjmë rreth 300 milje me një bateri të disponueshme me rreze të zgjatur, dhe nuk do të hasni asnjë problem. Madje duke qenë se “Mustang Mach E” është e versionit elektrik, ajo ka automatike një sitem që në rastin e rënies së baterisë, do ju drejtojë vetë, në stacionin e karikimit publik.
Cmimet fillojnë nga 45,000 dollarë. Por blerësit do të kenë mundësi që ta marren edhe me një kredi vjetore prej, 7,500 dollarësh.



















