Marka Spar ështe një markë ndërkombëtare, që përfaqëson jo vetëm rrjetin lider të supermarketeve në Shqipëri, por edhe një markë, nën logon e të cilit prodhohen me qindra produkte, me cilësi që spikat në të gjithë tregun vendas dhe jo vetëm.
Të prodhuara në fabrikat më të mira europiane, kryesisht në Holandë (nga ku marka e ka origjinën), Itali dhe Austri, produktet unike të Spar, ruajnë të njëjtën cilësi në çdo vend të botës, duke mos bërë asnjë dallim midis konsumatorëve, pasi për Spar, klientët janë të gjithë të njëjtë dhe ata meritojnë të marrin të njëjtin standard të cilësisë së produktit dhe shërbimit, pavarësisht koordinatave gjeografike ku ata ndodhen.
Në muajin Tetor, Spar Albania bëri 3 vjet operimi në Shqipëri, duke e nisur rrugëtimin me vetëm 10 dyqane, e duke numëruar sot plot 58 të tilla, të shpërndara në të gjithë vendin.
Çmimet më të mira në treg, të përballueshme nga të gjithë konsumatorët, e veçojnë emrin e Spar Albania si më të preferuarin, i cili u jep mundësi të gjithëve të blejnë ato çka duan, pa u dashur të zbrazin kuletën.
Zgjerimi i vazhdueshëm i Spar, vjen falë punës së pandalshme të mbi 1,200 punonjësve të dedikuar me përkushtim ndaj nevojave konsumatore për një shërbim cilësor dhe shembull për gjithë tregun. Falë kësaj pune të parreshtur, Spar është përqafuar shumë mirë nga konsumatori, në shërbim të të cilit është specializuar në krijimin e disa linjave produktesh, të përshtatëshme për konsumatorët me nevoja specifike, të veçanta dhe që dëshirojnë të kujdesen më mirë për shëndetin dhe stilin e tyre të jetesës. Deri sot Spar numëron mbi 1,500 kode produktesh të veçanta, të cilat mbajnë emrin Spar.
Spar Natural
SPAR Natural u zhvillua për t’iu përgjigjur kërkesës gjithnjë e në rritje të konsumatorëve për zgjedhje më të shëndetshme duke i mundësuar markës globale SPAR një mundësi për të diferencuar edhe më tej veten nga konkurrenca. Ky koncept përqëndrohet në ofrimin e produkteve vegjetariane, vegane, organike, pa gluten, pa grurë, pa përbërje qumështore, pa laktozë dhe pa sheqer; dhe mbështet angazhimin e SPAR për produkte të freskëta, të shëndetshme, ushqyese dhe të qëndrueshme.
Spar Bio
Linja Bio, është simbol i Spar në produktet që prodhohen me anë të bujqësisë organike. Është një linjë e gjerë produktesh që prek që nga produktet e bulmetit deri tek bishtajoret dhe fruta-perimet. Të gjitha këto produkte janë të mirë-përzgjedhura, të çertifikuara dhe të paketuara në një ambient të mbrojtur dhe të sigurtë, për të shmangur çdo trajtim me ushqyes kimikë dhe konservues.
Spar Premium



















