KreuFashion

I shpëtuan tërmetit, tani po lufton me të ftohtin! Familja me 7 anëtarë fle në rimorkio!

 

Tërmeti i 26 nëntorit shënoi tragjedinë më të madhe të dekadave të fundit, në Shqipëri, ku 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën. Ndërkohë, janë mijëra ata që humbën banesat e tyre pasi u shembën, ose kanë pësuar dëmtime të forta, të cilat janë kthyer të pabanueshme.

Një pjesë e të dëmtuarve janë akomoduar në çadra dhe hotele, ndërsa për shumë të tjerë ende nuk ka një zgjidhje. I tillë është edhe rasti i një familjeje nga Durrësi.  Në burim nga “AbcNews”, i realizuar nga gazetari Maksi Rama, na bën me dije se pallati në të cilin jetonte familja me 7 anëtarë është dëmtuar totalisht.

Pas shpëtimit nga tërmeti, ata e kalojnë natën duke fjetur në një rimorkio, në kushtë shumë të vështira jetese, duke luftuar çdo orë që kalon më të ftohtin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF