Forcat e shpëtimit kanë nxjerrë një tjetër trup nga godina 6-katëshe e shembur në Durrës.
Roza Meçaj nuk ka mundur t’i mbijetojë gërmadhave. Ajo ishte nëna e Diena Meçaj Karanxhës, e cila po ashtu humbi jetën bashkë me të bijën, Esielën 8-vjeçare.
Identifikimin e Rozës e ka bërë bashkëshorti i saj, i cili është i vetmi i mbijetuar nga kjo familje. Në mes të lotëve, ai ka mbledhur pikturat dhe fotot e familjes.
Bija e tij, Diena ishte piktore. Që kur bashkëshorti iu nda nga jeta për shkak të një ataku kardiak, Diena dhe vajza e saj jetonin me prindërit.
Historia e saj ka tronditur botën.



















