KreuFashion

Hoteli i dëmtuar në Durrës, banorët në panik: “Në bodrum janë 6 mijë litra gaz”

Hoteli i dëmtuar në Durrës, banorët në panik:

 

Hotel “Lubjani” ndodhet në lagjen 13 të qytetit të Durrësit, ku një pjesë e të cilit është shembur nga tërmeti, ka vënë në alarm banorët.

Kjo pasi në bodrumin e tij është gjendur një cisternë me 6 mijë litra gaz. Cisterna rrezikon të shpërthejë duke marrë parasysh presionin shtypës që krijon ngarkesa e betonit.

Ndërkohë përball Hotel Lubjanës është shembur edhe një hotel tjetër, në të cilin ndodhen 4 persona në gërmadha. Deri më tani është shpëtuar nga rrënojat një vajzë e vogël, ndërsa po bëhën përpjekjet të shpëtohen edhe 3 të tjerët.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF