
Vazhdon shpëtimi i njerëzve nga rrënjojat e pallatit, në Thumanë, por nga mungesa e ekspertizës po punohet shumë avash, aq sa një gruaje i duken floket dhe duart të ngritura lart. Deri tashmë janë bërë minuta që ajo nuk ka dal ende nga rrënojat.
Identiteti i saj nuk dihet ende, pasi nuk dëgjohen fjalë, por vetëm të bërtitura. Pamjet e videos janë shkokuese dhe të fusin tmerrin.
Derimë tani, zyrtarisht, nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes raportohet për 9 viktima. Numri pritet që të rritet në orët në vijim, për shkak se shumë persona ndodhen nën gërmadha, por nuk ka asnjë shenj jete, qoftë edhe të bërtitura. Numri i të lënduarve është rritur duke shkuar ne 320, të cilët janë nëpër spitale për të marrë ndihmë mjekësore.



















