Sezoni dimërorë ka filluar të ndjehet tashmë. Parfumi veror nuk do të bëjë punë, nëse doni të tërhiqni vëmendje, apo t’i jepni aromën e duhur dhomës ose shtëpisë suaj, revista “ELLE”, na sugjeron disa firma parfumesh. Ato do të ndryshojnë tërësisht edhe gjendjen tuaj shpirtërore. Mbi të gjitha këto aroma do e bëjnë shtëpinë tuaj të ndihet më e ngrohtë, pse jo, edhe ju më sensual për të dashurin tuaj.
Blerja e aromave mund të jetë një sfidë shumë e madhe, por “ELLE”, ka renditur 19 parfumet më të përshtatshme për të gjithë peronalitetet.
“Lancome”: “Idôle Eau de Parfum”
Ndjenja: E konceptuar dhe të krijuar nga tre parfume femrash, të cilat do të japin ndjesinë e një ‘dame’ të vërtet.
Përbërja: Trëndafil turk, lule Jasemin, myshk i bardhë, vanilje.
Aroma: Bergmot dhe Dardhë
“Yves Saint Laurent”: “Libre Eau De Parfum”
Ndjenja: Lançimi më i ri nga koleksioni “YSL Beauté”, kombinon thelbin e livandos nga Franca me freskinë e portokallit maroken. Shtimi i myshkut e bën atmosferën të ndjehet e butë.
Aroma: portokall, mandarinë, livando, rrush i zi pa fara dhe petitgrain.
Përbërja: lule jasemini, livando portokalli, vanilje e Madagaskarit, kedri, ambergris dhe myshk.
“Channel”: “Paris-Rivera Eau De Toilette Spray”
Ndjenja: Kjo aromë do sjell më pranë jush Parisin, qytetin e dashurisë dhe modës. Prekjet e portokallit të ëmbël, në këtë atmosferë dimrore nuk do e largojnë plotësisht aromën e verës.
“Guerlain”: “Mon Guerlain Eau de Parfum”
Ndjenja: Frymëzuar nga Angelina Jolie, ajo e përshkruan aromën si një tatuazh të padukshëm. Ndërkohë, shishja katërkëndëshe, e krijuar në vitin 1908, u vendos si një nga format ikonike të “Guerlain”.
“Tom Ford”: “Métallique Eau De Parfum”
Ndjenja: Përtej shishjes së stinës dimrore, kjo aromë bashkon vaniljen e butë me dru të butë dhe përpara se të hapet lëshon një aromë unike metalike.
“Giorgo Armani Beauty”: “Light di Gioia Eau de Parfum”
Ndjenja: Aroma e këtij parfumi është mbretëresha e parfumeve në Mesdhe.
“Rochas”: “Byzance Eau De Toilette Spray”
Ndjenja: “Ajo që është e vjetër është përsëri e re”, ky model klasik i 1987 u risoll, si një interpretim modern i aromës origjinale.
“Azzaro”: “Wanted Girl Eau De Parfum Spray”
Ndjenja: Me këtë aromë do të jeni seksi, tërheqëse, e këndshme dhe shumë e ëmbël.
“Vince Camuto”: “Illuminare Eau de Parfum”
Ndjenja: Kjo aromë e lehtë por komplekse është një përzierje unike bimësh, duke siguruar një sensualitet intoksikues.
“Burberry”: “Her Intense Eau de Parfum”
Ndjenja: Për t’i dhënë prekjen e fundit dhe perfekte mbrëmjes suaj, kjo aromë do jua plotësoj dhe do jeni mbreti/mbretëresha natës.
“Gucci”: “Mémoire d’une Odeur Eau de Parfum 2 oz.”
Ndjenja: Ata që kërkojnë një aromë unisex do të bien menjëherë në dashuri me këtë eliksir aromatik me minerale.
“Prada”: “La Femme Intense Eau de Parfum”
Ndjenja: Sexy dhe sensuale.
“Byredo”: “Eleventh Hour Eau de Parfum”
Ndjenja: E ngrohtë dhe pikante. Do t’ju ngrohë në një ditë të ftohtë dimri.
“Kate Spade New York”: “Truly Dazzling”
Ndjenja: Një aromë pranverore, në dimër.
“Dior”: “J’adore Eau de Parfum”
Ndjenja: Do ju japë një aromë të lehtë lulesh
“Tory Brurch”: “Eau de Parfum Spray”
Ndjenja: Aroma e parë, e Tory Burch, e cila është një përzierje me lule dhe agrume të freskëta, të cilat japin ekulibrin perfekt për një femër dhe mashkull.
“Maison Margiela”. “Replica Jazz Club Fragrance”
Ndjenja: Kjo aromë do ju japë ndjesinë e rehatisë së shtëpisë, kudo që të jeni.
“Clean Reserve”: “Amber Saffron”
Ndjenja: Aroma e pyllit në stinën e dimrit.
“Giorgio Armani”: “Si Passione Eau de Parfum”
Ndjenja: Aromë e freskët dhe frutash.



















