
Ky është momenti kur një fëmijë nxirret i gjallë nga rrënojat e pallatit në Thumanë. Pallati u shemb si pasojë e tërmetit me magnitutë 6.4 që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Fëmija mësohet se është jashtë rrezikut për jetën dhe se nuk ka dëmtime fizike, ndërkohë që mësohet se një prej familjarëve të tij ka ndërruar jetë. Kjo nuk është vërtetuar ende, pasi po nxirren ende njerëz nga rrënojat e pallatit.
Autoritetet njoftojnë se aktualisht kemi rreth 150 persona të lënduar, të cilët po marrin trajtim në spitale dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani janë konfirmuar dy viktima në zonën e Kurbinit dhe Tiranës.



















