KreuFashion

Viktima e parë në Tiranë, Xhesika ju pre ëndrra në mes! Donte të bëhej arkitekte!

 

Tërmetet e njëpasnjëshme, mbas atij tragjik të 26 nëntorit, shënoi viktimën e parë në Tiranë. Ajo është Xhesika Biqiku. 20-vjeçarja u nda nga jeta ditën e sotme, në Spitalin e Traumës. Ajo nuk mundi të shpëtojë nga gjendja e komës në të cilën kishte hyrë, pas goditjeve të marra. Kjo ishte arsyeja përse vajza nuk mund të lëvizej dhe të dërgohej për mjekim me të specializuar në klinika jashtë vendit.

Xhesikës iu ndërpre endrra në mes teksa aspironte të bëhej arkitekte, degë për të cilën edhe studionte.Ndërkohë, e plagosur nga tërmeti  mbeti edhe nëna e 20-vjeçares, që ka marrë çarje në këmbë dhe kokë e po ashtu edhe motra e viktimes, Sabina, e cila ka thyer këmbën dhe ka dëmtime në shpatull.

I vetmi që nuk mori dëmtime të rënda ishte babai i saj, Ilia Biqiku, i cili këtë të shtunë kur takoi kryeministrin Edi Rama në Kombinat iu lut që ta dërgonin vajzën në Itali, ndonëse vetëm pak orë më vonë, Xhesika gjeti vdekjen.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF