KreuFashion

Ekspertja këshillon: “Fëmijët duhet t’i rikthehen rutinës sa më shpejt!”

 

Situata pas tërmetit është gjithashtu një rrugëtim i vështirë. Për këtë flet psikologia, Entela Binjaku, e cila e vendos fokusin tek mirëqenia e fëmijëve. E ftuar në studion e Report Tv, ka thënë se fëmijët që kanë përjetuar momentet e tmerrshme të tërmetit, duhet t’i kthehen sa më shpejt normalitetit dhe rutinës së tyre të përditshme, në mënyrë që fëmijët të mos pësojnë tramuma, ose që kjo e fundit të mos zhvillohet.

“Ne si shoqëri nuk jemi përqendruar shumë tek shëndeti mendor. Kemi edhe paragjykime dhe preferojmë të heshtim. Duhet të mirëkuptohet se kushdo që ka një ndjenjë ankthi është normale. Fëmijët që janë hedhur nga lartësia, ka të tjerë që kanë parë anëtarë të familjes që janë përcjellë. Kujdesi duhet të jetë më i madh dhe afatgjatë. Fëmijëve duhet t’i kthehen rutinës sa më shpejtë. Duhet të marrin masa që fëmijët të mos humbin asnjë moment nga jeta e tyre. Prindi ndikon shumë, pasi nëse ata nuk e përballojnë dot situatën, u krijohet ideja e dobësisë”.

Sa ju përket aktivieteve në kampe, psikologia Entela Binjaku thotë se: “Animatorët në kampe janë ndihmë shumë e mirë”.

“Do të ketë çrregullime të post-traumës. Ka të tjerë që e kontrollojnë. Por ka të tjerë që e vuajnë më shumë. Nuk duhet të lihet të pushtohen shumë nga paniku. Është e nevojshme të punohet me këshillues, terapistë, e psikologë. Koha varet nga rasti që ata kanë kaluar. Ne duhet të takohemi me këta fëmijë. Do të kenë përkujdesjen tonë.” – shtoi ndër të tjera psikologia.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF