KreuFashion

Pas Adidas me Prad-ën/ Dior bashkëpunon me Air Jordan, për një koleksion të ri!

 

Mesa duket trendi më i fundit, nga shtëpitë më të mëdha të modës në botë, është bashkëpunimi midis stilit chic dhe atij sportiv. 10 ditë më parë një koleksion të mrekullueshëm, për vitin 2020, e sollën Adidas dhe Prada, ku këtë të fundit, si asnjëherë më parë e ‘pamë’ në versionin sportiv. Të njëjtën risi na e prezantoi edhe Air Jordan me Dior, të cilën gjithashtu nuk e kishim menduar në këtë formë, por është me të vërtetë diçka interesante dhe definitivisht do të tërhiqnim vëmendje, me to.

 

 

“I love mixing together different worlds, different ideas – Jordan Brand (@jumpman23) and Dior are both emblematic of absolute excellence in their fields. To bring them together in this special collaboration is to propose something exciting and truly new,” states @MrKimJones, Artistic Director of Dior men’s collections, about the #DIORJORDAN collaboration unveiled at the #DiorMenFall 2020 show in Miami. ⁠ #DiorMiami ⁠ © @Jackie_Nickerson⁠

A post shared by Dior Official (@dior) on

E veçanta e kësaj linje, në ndryshim nga bashëpunimi i Adidas me Prad-ën, qëndron tek emri i koleksionit, i cili do të jetë “Air Dior”. Kjo u verifikua mbrëmjen e djeshme, nga revista “Elle”, e cila na prezantoi me disa pamje nga sfilata që do të bëhet për sezonin e vjeshtë 2020, në Miami.

Drejtuesit artistik i “Dior Men”, Kim Jones ka publikuar foton e parë zyrtare, në Instagram, nga koleksioni i bashkëpunimit. Markat nuk kanë zbuluar ende çmimet e veshjeve “Air Dior”, ndërkohë koleksioni pritet të dalë në shitje, në prill të vitit 2020.

 

 

Celebrating our first show in the US, I am proud to announce the #airdior AJ1. I year in the making, it is made in Italy with Italian leather, hand-painted edges, original Dior Oblique jacquard swoosh and transparent soles with the Air Dior Wings and Dior logos

A post shared by mrkimjones (@mrkimjones) on

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF