Jemi në periudhë festash, koha e duhur për dhurata! Kjo ëshrë arsyeja që Italoptik dhe Jumbo sjellin në këtë periudhë festash një surprizë për të gjithë blerësit e tyre. Nëse ju dhe familja juaj shkoni për të bërë blerje në Jumbo me vlerë mbi 2 mijë lekë të reja, ata automatikisht përfitojnë një ulje prej 5 mijë lekë të reja në Italoptik për çdo blerje deri në 12 mijë lekë të reja. Ndaj mbani kuponin e blerjeve që keni bërë në Jumbo dhe me të paraqituni në të gjitha dyqanet Italoptik, ku mund të zgjidhni syze dielli ose syze optike duke përfituar nga kjo ulje drastike.
Kujdes! Kriter i këtyre uljeve është që syzet të cilat duhet të zgjidhni në Italoptik duhet të jenë me vlerë mbi 12 mijë lekë në mënyrë që ju të përfitoni edhe uljen e çmimeve gjatë periudhës së festive. Pra, nëse keni një kupon nga blerjet që keni bërë në Jumbo me këtë vlerë, ju mund ti dhuroni vetes një pale syze cilësore në Italoptik, ku gjenden edhe markat më të njohura botërore, apo mund t’i bëni një suprizë bashkëshortit tuaj.
Ata që kanë nevojë për syze optike për fëmijët, me kuponin e Jumbo mund të bëjnë blerjen e duhur në Italoptik. Nxitoni për të bërë blerjen e duhur në Italoptik. Ruani kuponin me kujdes, pasi periudha e blerjeve me ulje deri në 5 mijë lekë të reja në Italoptik, do të zgjasë deri në datën 12 Janar 2020.



















